Politike

Pr/ligji për privatizimin e pronës shtetërore, Berisha: Edi Rama, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare

Berisha shprehet se përgjegjës për këtë është kryeministri Edi Rama, që sipas tij vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare, dhe vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendimet e veta.

19 Maj 2024, 20:23 Nga B.Z
Pr/ligji për privatizimin e pronës shtetërore, Berisha: Edi Rama,
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore është një ligj që sipas tij u jep troje oligarkëve dhe trafikantëve të drogës. Berisha shprehet se përgjegjës për këtë është kryeministri Edi Rama, që sipas tij vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare, dhe vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendimet e veta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të  përzemërta të dashur qëndrestare e qëndrestarë, burra dhe gra të pamposhtur. Shpreh mirënjohjen e pakufishme për qëndresën tuaj, fjalët tuaja, dhe platformën e parlamentit të lirisë, me të cilat mbroni kauzën, mbroni të drejtën, të vërtetat e  mëdha të këtij kombi dhe këtij vendi.

Miqtë e mi! Java që kaloi ishte një javë e zezë për lirinë e shqiptarëve. Ishte një javë e zezë në themele të shoqërisë shqiptare, pronës. Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.

Të dashur miq! Të vendosësh për ti dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro. Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.

Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë. Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë. Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.

sali berisha edi rama prona publike

Sondazh

Poll