Bota

Vdekja e presidentit dhe ministrit të Jashtëm/ Hamasi dhe Houthi shprehin ngushëllime: Irani do ta kapërcejë këtë humbje të madhe

Irani ka mbështetur, financuar dhe trajnuar disa grupe përfaqësuese në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në shkallë të ndryshme, duke përfshirë Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, Hezbollah në Liban dhe një numër fraksionesh të tjera me bazë në Siri dhe Irak.

20 Maj 2024, 08:40 Nga r.ll
Vdekja e presidentit dhe ministrit të Jashtëm/  Hamasi dhe Houthi
lideri i hamasit dhe ebrahim raisi

IRAN- Pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian kanë ardhur edhe reagimet e para. Grupet e milicisë të mbështetur nga Irani, Hamas dhe Houthis kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas kofirmimit të vdekjes së zyrtarëve të lartë irania. 

Irani ka mbështetur, financuar dhe trajnuar disa grupe përfaqësuese në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në shkallë të ndryshme, duke përfshirë Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, Hezbollah në Liban dhe një numër fraksionesh të tjera me bazë në Siri dhe Irak, shkruajnë mediat e huaja. 

Hamasi, në deklaratë përcolli "ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë" të grupit për udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, qeverinë iraniane dhe popullin iranian për "këtë humbje të madhe". Hamasi vlerësoi liderët iranianë të vdekur për mbështetjen e kauzës palestineze dhe rezistencës kundër Izraelit dhe shprehu besimin se "institucionet me rrënjë të thella" të Iranit do t'i mundësonin atij të kapërcejë "pasojat e kësaj humbjeje të madhe".

Mohammed Ali al Houthi, kreu i komitetit Houthi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin dhe qeverinë iraniane.

“Ngushëllimet tona më të thella për popullin iranian, udhëheqjen iraniane dhe familjet e Presidentit Raisi dhe delegacionit shoqërues për martirizimin e tyre të raportuar. I lutemi Zotit t’u japë familjeve të tyre durim dhe ngushëllim”, thuhet në deklaratën e tij.

hamas houthi vdes ebrahim raisi

Sondazh

Poll