Aktualitet

Ra në kontakt me korentin, ndërron jetë në spital pronari i hotelit në Dhërmi (EMRI)

Gjendja e dy punonjësve mbetet e rëndë, ndërsa mësohet se do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

18 Maj 2024, 19:19 Nga r.ll
Ra në kontakt me korentin, ndërron jetë në spital pronari i
foto ilustruese

DHËRMI- Pronari i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjës kanë përfunduar në spital pasi kanë rënë në kontakt me korentin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur teksa po punonin me ndriçimin e jashtëm të hotelit, ndërsa raportohet se pronari Aldo Metani nuk ka mundur të mbijetojë dëmtimit të marrë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Gjendja e dy punonjësve mbetet e rëndë, ndërsa mësohet se do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aldo metani dhermi

Sondazh

Poll