Aktualitet

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK sekuestron 3 milionë euro vetëm në shtëpinë e Visit të Pojës

Operacioni i SPAK kundër eksponentëve të krimit zgjati rreth 20 orë ndërsa veprimet hetimore u kryen në qytetet kryesore të vendit dhe gjtihashtu në shtetet europiane. 

18 Maj 2024, 17:14 Nga r.ll
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK sekuestron 3 milionë euro vetëm
pasurite e sekuestruara

TIRANË- Shtatë grupe kriminale janë goditur në kuadër të një operacioni të SPAK, ku gjithashtu u sekuestruan 4.5 milionë euro pasuri. 

Bëhet me dije se gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

Operacioni i SPAK kundër eksponentëve të krimit zgjati rreth 20 orë ndërsa veprimet hetimore u kryen në qytetet kryesore të vendit dhe gjtihashtu në shtetet europiane. 

NJOFTIMI: 

Zyra e shtypit pranë Prokurorisë Speciale njofton se gjatë ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2.996.760 Euro cash në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

Në banesat e tjera janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; armë zjarri; targa të përshtatura automjetesh; automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen u goditën gjatë këtij megaoperacioni, ndërsa u lëshuan 43 urdhër arreste.

spak ervis doçi visi i pojës

Sondazh

Poll