Aktualitet

Dhunuan brutalisht të moshuarit dhe u grabitën rreth 30 mijë euro, liria nuk zgjat shumë për hajdutin shqiptar në Greqi dhe bashkëpunëtorin e tij

Grabitësit, të cilët janë cilësuar si kriminelë me të shkuar kriminale “të pasur” në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll, ku ishin arratisur, pas një operacioni të organizuar nga TA Tripoli me asistencën e Departamentit të Policisë së Arkadisë.

18 Maj 2024, 16:57 Nga r.ll
Dhunuan brutalisht të moshuarit dhe u grabitën rreth 30 mijë
foto ilustruese

GREQI- Tre të moshuar kanë rënë pre e një grabitjeje të pamëshirshme në Arkadia të Greqisë. Një shtetas nga Shkupi, i cili kishte dalë me leje nga burgjet e Chanias, dhe më pas nuk u kthye më në burg, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë nga Athina dhe pasi i vendosën targa të vjedhura, shkuan në fshatin Dorizë të Arkadisë.

Dyshja e grabitësve hynë në shtëpinë ku jetonin tre të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët autorët i lidhën dhe i dhunuan brutalisht. Më pas ata u larguan me 19,000 euro para të gatshme dhe stoli me vlerë rreth 10,000 euro.

Grabitësit, të cilët janë cilësuar si kriminelë me të shkuar kriminale “të pasur” në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll, ku ishin arratisur, pas një operacioni të organizuar nga TA Tripoli me asistencën e Departamentit të Policisë së Arkadisë. Ndërkohë tre të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

grabitje ne greqi

Sondazh

Poll