Aktualitet

Futet për tu larë në liqenin artificial të Tiranës, turisti polak rrezikon mbytjen

25-vjeçari polak aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

18 Maj 2024, 17:26 Nga r.ll
Futet për tu larë në liqenin artificial të Tiranës,
liqeni i tiranes

TIRANË- Një turist polak ka rrezikuar të mbytet dhe është nxjerrë në gjendje të rëndë nga ujërat e liqenit artificial të Tiranës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur, se ngjarja ka ndodhur në 16:00 të pasdites së sotme. 25-vjeçari polak aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

liqeni aritificial i tiranes

Sondazh

Poll