Aktualitet

Ranë në kontakt me korentin, pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi përfundojnë në spital

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur teksa po punonin me ndriçimin e jashtëm të hotelit.

18 Maj 2024, 18:39 Nga r.ll
Ranë në kontakt me korentin, pronari dhe dy punonjës të
Foto ilustruese

DHËRMI- Pronari i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjës kanë përfunduar në spital pasi kanë rënë në kontakt me korentin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur teksa po punonin me ndriçimin e jashtëm të hotelit.

Të tre personat janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, tre shtetas (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.

Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

dhermi

Sondazh

Poll