Aktualitet

FOTO/ SPAK kontrolle në 50 banesa: Sekuestrohen flori, para dhe makina të blinduara, tufat me euro "të groposura" në tokë

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen: sasi të konsiderueshme floriri, bizhuteri dhe ora të shtrenjta, 996,760 euro cash, targa të përshtatura makinash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

18 Maj 2024, 16:15 Nga r.ll
FOTO/ SPAK kontrolle në 50 banesa: Sekuestrohen flori, para dhe makina
pamje nga sekuestrimet

TIRANË- SPAK ka reaguar pak më herët me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e kryer në qytetet kryesore të vendin, i shtrirë edhe në shtetet europiane për goditjen e eksponentëve të krimit.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen: sasi të konsiderueshme floriri, bizhuteri dhe ora të shtrenjta, 996,760 euro cash, targa të përshtatura makinash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK: 

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku  përfshihen:

996,760 Euro cash;

Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

Armë zjarri;

Targa të përshtatura automjetesh;

Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Pamjet e sekuestrimeve të SPAK e gjeni më poshtë: 

operacioni i spak

Sondazh

Poll