Aktualitet

"Shitën bostan nja 300 a 400 euro", Buzhala: Duhet të na jepni 10 vite shalqinj pa para për tu larë me ne para Zotit

Ai e vijon shkrimin e tij duke thënë se me ta "kanë hyrë në gjynah" dhe se do të duheshin 10 vite me ofrim të shalqirit pa para për tu shpaguar po me ta para Zotit.

18 Maj 2024, 13:48 Nga M.B
"Shitën bostan nja 300 a 400 euro", Buzhala: Duhet të na
Berat Buzhala

FIER- Gazetari Berat Buzhala është ndalur te çështja e çmimeve dhe raportit mes tregtarëve, emigrantëve apo dhe vizitorëve nga trevat e tjera të cilët vijnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës. Me anë të një postimi në Facebook, Buzhala tregon, shoqëruar me ironi, se si një të afërmi të tij që jeton në Gjermani i shitën në Levan të Fierit një shalqi 300 ose 400 euro në verë.

Ai e vijon shkrimin e tij duke thënë se me ta "kanë hyrë në gjynah" dhe se do të duheshin 10 vite me ofrim të shalqirit pa para për tu shpaguar po me ta para Zotit.

"Hala nuk m’hjeket prej mendjes kur ia paten shite ne Levan te Fierit, ni t’afermi tem qe jeton Gjermani, nje bostan nja 300 a 400 euro. Kjo pune n’pike te veres. Vec i pat bo shitesi nja dy tri kfinta me lek te vjetra e te reja.

Shume kane hy ne gjynah me ne. Nese dojne me dale baraz me neve para te lumit Allah duhen me na dhane bostan pa pare nja 10 vjet. 400 euro ni bostan 10 killsh. Vlera reale 40 cent", shkruan Buzhala në postimin e tij.

berat buzhala

Sondazh

Poll