Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis, arrestohet 34-vjeçari në Muriqan

Bëhet me dije se nga kontrollet e kryera në makinën e 34-vjeçari me iniciale V.T u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.

18 Maj 2024, 13:38 Nga E. D
Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis, arrestohet 34-vjeçari
foto ilustruese

MURRIQAN- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Murriqan pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me një sasi kanabisi me vete. Bëhet me dije se nga kontrollet e kryera në makinën e 34-vjeçari me iniciale V.T u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla. Gjithashtu janë sekuesturar lënda narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit. 

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

murriqan droge

Sondazh

Poll