Aktualitet

Nga vjedhja, përndjekja, aksidenti e deri te largimi nga banesa, 4 të arrestuar në Tiranë

Mësohet se një 41-vjeçar me inicialet A. H., është prangosur pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan në afërsi të Zogut të Zi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ai është autor i tre vjedhjeve të tjera, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës.

18 Maj 2024, 13:29 Nga M.B
Nga vjedhja, përndjekja, aksidenti e deri te largimi nga banesa, 4 të
Foto ilustruese

TIRANA-Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeçar me inicialet A. H., është prangosur pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan në afërsi të Zogut të Zi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ai është autor i tre vjedhjeve të tjera, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës.

Po ashtu një 40-vjeçar me inicialet O. P., është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë të mitur. Ndërkohë një 31-vjeçar me inicialet R. K., është arrestuar pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Nga ana tjetër, një 41-vjeçar me inicialet J. B., është arrestuar pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues 27-vjeçarin me inicialet E. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se në Komisariatin e Policisë Nr. 4, është paraqitur një 40-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se djali i saj 15 vjeç është larguar nga banesa. 

Njoftimi:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan në afërsi të Zogut të Zi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i tre vjedhjeve të tjera, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin O. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 27 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4, është paraqitur një 40-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se djali i saj 15 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia ne tirane

Sondazh

Poll