Aktualitet

EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, biseda me agjentët e infiltruar, si ra Prokuroria e Tiranës në gjurmët e bazës së falsifikimit të dokumenteve

Gjithashtu nga ana e Prokurorisë janë kryer vëzhgime dhe fotografime të ambientit ku kryheshin falsifikimet duke përdorur agjentë të infiltruar.

18 Maj 2024, 11:28 Nga M.B
EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, biseda me
Foto ilustruese

TIRANA-Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme. Lidhur me këtë rast mësohet se është arrestuar Zhaklin Loli i cili kishte detyrën e IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet rezultoi se i arrestuari në fjalë, me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Nga kjo rezulton se i arrestuari është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. Gjithashtu nga ana e Prokurorisë janë kryer vëzhgime dhe fotografime të ambientit ku kryheshin falsifikimet duke përdorur agjentë të infiltruar.

Biseda e agjentëve të infiltruar:

Personi i autorizuar: Alo. O vëlla

Denisi: o vëlla

Personi i autorizuar: Ça po bën si je?

Denisi: Mirë si je ti?

Personi i autorizuar: ja sa dola nga dentisti, mbarova fare. Ça bërë ti? Alo.

Denisi: Ok vëlla. Po marr atë mikun po i jap numrin tënd e të them ça ore të nisësh fiks. Mund të nisësh edhe tani direkt nëse do.

Personi i autorizuar: Po pra un gati jam. Thash të nisesha. Thuaj ti, ma konfirmoi dhe që të ashtu

Denisi: Po pra do ta konfirmoj që të mos presësh atje.

Pjesë tjetër nga biseda:

Denisi: Po mirë o vlla është faji im; ok është faji im; ça të them unë.

“322”: O vlla po ai Thanasi ça më tha mua ai ta nxjerr çik telefon Thanasin. Se ça më ngatërroi, kush është thanasi mo vlla?

Denisi: Ça rëndësi ka kush është Thanasi, prit aty të mbarosh punë.

“322”-Jo se më tha ta nxjerr në telefon

Denisi: Po ku di unë për kë të ka folur o burr. Ai takon njëqind veta në ditë.

Vazhdon biseda

Zheni: Shiko tashti është e…

“322”: Po Po. E po ça donte Thanasi që m’the?

Zheni: Ça donte Thanasi?

“322”: Ti më the foli Thanasit

Zheni: Jo bre donte te fliste Thanasi që të qetësoheshe një çik ti,

“322”: A për kte punë kshu.

“322”:E kam nja dy shokë o burrë të bëjmë ndonjë lek. Ka ndonjë lek për mua, na gjej nanji

Zheni: Nuk e di se, e dëgjon kte nuk është se… thuaj sa të duash ti e di pazarin.

“322”: E di pra e di po…

prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll