Aktualitet

Punonjësi i IT-së akuzohet për falsifikim? Reagon Gjykata e Korçës: Është pjesë e strukturës organike, por jo me atë pozicion

Po ashtu në njoftimin e Gjykatës së Koçës thuhet se i arrestuari nuk mban pozicionin me të cilin është cituar në media, por Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec.

18 Maj 2024, 11:51 Nga M.B
Punonjësi i IT-së akuzohet për falsifikim? Reagon Gjykata e
Foto ilustruese

KORÇA- Pas njoftimit që publikoi sot Prokuroria e Tiranës se punonjësi i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ishte arrestuar për mashtrim dhe falsifikim, ka reaguar dhe ky institucion. Gjykata e Korçës sqaron se Zhaklin Loli, i arrestuari, është pjesë e strukturës organike të këtij institucioni. Po ashtu në njoftimin e Gjykatës së Koçës thuhet se i arrestuari nuk mban pozicionin me të cilin është cituar në media, por Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec.

“Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmendura në media. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Korçës.

gjykata e korces

Sondazh

Poll