Sport

Phil Foden, “Lojtari më i mire” i sezonit në Premier League...

I cilësuar si lojtar i Premierligës për sezonin 2023-2024, mesfushori sulmues i Manchester City, Phil Foden, pason shokun e tij të skuadrës Erling Haaland.

18 Maj 2024, 13:16 Nga DOSJA

Phil Foden, “Lojtari më i mire” i sezonit në Premier

ANGLI - Premier League njoftoi këtë të shtunë, se titulli i “Lojtarit më të mirë” për sezonit 2023-2024, i ishte dhënë Phil Foden. “Fitimi i këtij çmimi është një sukses për të cilin jam jashtëzakonisht krenar”,- ka reaguar mesfushori sulmues i Manchester Cityt për llogari të klubit mancunian.

Autori i një sezoni të plotë me ‘Skyblues’, ndërkombëtari anglez (23 vjeç), i përfshirë në 25 gola këtë sezon në Premier League (17 gola, 8 asistime në 34 ndeshje), është në rrugën e tij të mirë për të fituar kurorën e kampionit të Anglisë për të katërtin vit radhazi, duke shkuar në ditën e fundit kundër West Hamit, të dielën (17:00), dy pikë përpara Arsenalit.

Manchester City fiton titullin e “Lojtarit më të mire” të sezonit në Premier League për të pestin vit radhazi. Phil Foden pason Kevin De Bruyne (2019-2020, 2021-2022), Rúben Dias (2020-2021) dhe Erling Haaland (2022-2023).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll