Sport

Cole Palmer, zgjidhet “Lojtari i ri” më i mirë i sezonit në Premier League...

Lojtari i Chelseat, Cole Palmer, është votuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Premier League.

18 Maj 2024, 10:27 Nga DOSJA

Cole Palmer, zgjidhet “Lojtari i ri” më i mirë i sezonit

ANGLI - Sezoni i jashtëzakonshëm i Cole Palmer përfundon me stil. Këtë të premte, ai u shpall “Lojtari më i mirë i ri” i sezonit në Premier League.

I ardhur nga Manchester City verën e kaluar, mesfushori anglez, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 22-të, drejtoi sulmin e Chelseat. Me 22 gola dhe 10 asistime, ai është lojtari me më së shumti gola këtë sezon, krahas Erling Haaland.

Ai është pak pas norvegjezit në renditjen e golashënuesve të Premier League. Për sezonin e tij të parë të plotë në elitën angleze, ai ishte i qëndrueshëm dhe shënoi disa goditje të shkëlqyera, siç ishte ‘pokeri’ i tij kundër Evertonit prillin e kaluar .

Ndërkombëtar i ri me “Tre Luanët”, niveli i tij i lojës kontribuoi kryesisht në vendosjen e klubit londinez në vendin e gjashtë në Premier League. Para, ndoshta, ekspozimit të talentit të tij në Gjermani, këtë verë, për “Euro 2024” (14 qershor - 14 korrik).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll