Sport

Pas pushimit, Real Madridi kthehet në punë këtë të shtunë në Valdebebas…

Bardhezinjtë rikthehen pas tre ditësh pushim dhe do të kryejnë vetëm një seancë për t'u përgatitur për duelin ndaj Villarrealit

18 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA

Pas pushimit, Real Madridi kthehet në punë këtë të

SPANJE - Nuk është e zakonshme që Real Madridi të pushojë kaq shumë, mes një ndeshjeje mesjave dhe një ndeshje të fundjavës.

Por rasti dhe kalendari e kërkon këtë, ndaj këtë të shtunë, duke filluar nga ora 11:00, njerëzit e Ancelottit do të kthehen në punë pas tre ditë pushimi. Ata do të kryejnë vetëm një seancë përpara për t'u përgatitur për duelin kundër Villarrealit.

Një situatë që sigurisht tregon përparësinë që klubi i jep finales së Ligës së Kampionëve  mbi çdo angazhim tjetër pasi, me detyrat e kryera, e vetmja gjë që ka mbetur për t'u mbrojtur në Ligë është nderi që kërkon fanela.

Kështu, Ancelotti do të ketë të gjithë lojtarët e tij me përjashtim të Tchouaméni dhe  Alaba, që janë ende të zhytur në proceset e tyre të rikuperimit. Sidomos francezi që nuk përjashtohet për në finale, por prania e tij është shumë e komplikuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll