Sport

Harry Kane nuk do jetë në fushë me Bayern edhe për ditën e fundit, është i dëmtuar!...

Të dielën e kaluar, ishte me rroba civile dhe me djalin e tij, kur Harry Kane doli në fushë në ‘Allianz Arena’ për ndeshjen e fundit të sezonit të Bayern Munichut në shtëpi.

18 Maj 2024, 10:43 Nga DOSJA

Harry Kane nuk do jetë në fushë me Bayern edhe për

GJERMANI - I dëmtuar në shpinë, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane është jashtë për ditën e fundit të Bundesligës, në Hoffenheim, këtë të shtunë. Dëmtimi i tij është shqetësues për Anglinë, katër ditë para shpalljes së listës së “Tre Luanëve” për “Euro 2024”.

I garantuar për të përfunduar golashënuesi më i mirë në Bundesligë (36 gola) për sezonin e tij të parë në Gjermani (ndjekësi i tij Serhou Guirassy i VfB Stuttgart është dhjetë gola prapa), sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, nuk do ta përmirësojë totalin e tij.

I munguar tashmë kundër Wolfsburgut (2-0) të dielën e kaluar, 30-vjeçari anglez është në fakt jashtë edhe për ditën e fundit të sezonit në Hoffenheim, këtë të shtunë në orën 15:30.

“Harry po trajtohet me mjekun e tij personal. Ai nuk do të udhëtojë për në Hoffenheim”, tha trajneri i tij Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp të premten, duke treguar se 30-vjeçari vuante nga një dëmtim i shpinës, që e kishte detyruar të largohej në fund të ndeshjes kundër Real Madridit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League (1-2).

Ky dëmtim i shpinës së Kane, i cili u përkeqësua gjatë ndeshjes në Madrid, është shqetësues në Angli, ndërsa trajneri i “Tre Luanëve” duhet të zyrtarizojë listën e tij për “Euro 2024” këtë të martë.

Me 62 gola në 89 ndeshje, që nga debutimi i tij për ‘Tre Luanët’ në vitin 2015, Harry Kane është golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll