Sport

Fabregas e mbajti fjalën e tij, e çon Comon në Ibiza… për relaks

Trajneri i Como, Cesc Fabregaas, u bëri një premtim të jashtëzakonshëm lojtarëve të tij në rast se ngjiteshin në Serie A.

18 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

Fabregas e mbajti fjalën e tij, e çon Comon në Ibiza…

ITALI - Como është kthyer në Serie A. Një klub historik futbolli italian i krijuar në vitin 1907, ai ishte zhdukur ngadalë nga radarët, duke u vegjetuar në divizionet e ulëta.

Por në fund të vitit financiar 2021-2022, ai arriti të promovohej në Serinë B, në sajë ardhjes së disa aksionerëve kryesorë si Cesc Fabregas dhe Thierry Henry, ku spanjoli u emërua edhe trajner pas daljes në pension.

Dhe këtë sezon, Fabregas arriti suksesin e jashtëzakonshëm, duke udhëhequr ekipin e tij drejt ngjitjes në Serinë A. Përpara ndeshjes vendimtare finale, ai i premtoi grupit të tij se do t’i çonte të gjithë futbollistët e tij një udhëtim falas në Ibiza, nëse fitonin.

Dhe këta njerëz e bënë punën e tyre, por dhe Fabregas gjithashtu. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shihet i gjithë grupi, me syze dielli në hundë dhe valixhet me imazhin e Como-s. Festa premton të jetë e bukur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll