Politike

"Ky nuk duhet të përbëjë një lajm", prej më shumë se 3 orësh në SPAK, Agaçi: U thirra për inceneratorin e Tiranës

Agaçi shtoi se të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë.

17 Maj 2024, 13:43 Nga M.B
"Ky nuk duhet të përbëjë një lajm", prej
Engjëll Agaçi

TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Në një deklaratë për mediat, Agaçi tha se u thirr për inceneratorin e Tiranës, por sipas tij kjo nuk duhet të përbëjë lajm. Agaçi shtoi se të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë.

“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, tha Agaçi.

Kjo është hera e dytë që Agaçi merret në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve. Më parë ai është pyetur për inceneratorit e Elbasanit, ndërsa ditën e sotme është pyetur në kuadër të hetimit të SPAK po kryen për inceneratorin e Tiranës.

engjell agaci

Sondazh

Poll