Aktualitet

U denoncua për ngacmim seksual nga një agjente krimesh, shefi i Komisariatit të Lezhës vihet nën hetim

Mësohet se Hoxha ishte në gjendje të dehur gjatë ngacmimit.

17 Maj 2024, 18:01 Nga r.ll
U denoncua për ngacmim seksual nga një agjente krimesh, shefi i
policia e lezhes

LEZHË-  Shefi i Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha është vënë nën hetim nga drejtësia. Sipas informacioneve paraprake, po hetohet për ngacmim seksual ndaj një agjente krimesh.

Mësohet se Hoxha ishte në gjendje të dehur gjatë ngacmimit. Hetimi është kryer nga AMP prej disa ditësh, ndërsa raportohet se rasti ka ndodhur një javë më parë dhe është denoncuar nga agjentja e Krimeve. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Hoxha u emërua shef i komisaritatit të Lezhës më 16 janar të këtij viti, ku zëvendësoi Behar Cakë i cili u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

agim hoxha policia e lezhes

Sondazh

Poll