Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Zbardhen detaje, shtohen akuzat ndaj tre personave të botës së krimit (EMRAT)

Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar edhe akuzat për atentate.

17 Maj 2024, 16:22 Nga r.ll
Operacioni i SPAK/ Zbardhen detaje, shtohen akuzat ndaj tre personave të
SPAK

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja "Metamorfoza 2".

Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar edhe akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera. Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

operacioni i spak 17 maj 2024

Sondazh

Poll