Aktualitet

Vrasja e Enkelejda Danajt/ Flet avokatja e viktimës, zbulon detaje të tjera tronditëse për 50-vjeçarin: E quante vajzën prostitutë, i thoshte je bërë si nëna jote

Avokatja e familjes së viktimës ka folur për televizionin "Mega" e cila u shpeh se janë ngritur kallëzime penal kundër autorit për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

17 Maj 2024, 17:29 Nga N.F
Vrasja e Enkelejda Danajt/ Flet avokatja e viktimës, zbulon detaje të
Enkelejda Danaj

GREQI- Dëshmi të tjera janë dhënë në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, nga ish-bashkëshorti i saj Eduard Danaj. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur një dëshmi e avokates së 40-vjeçares së ndjerë e cila ka folur për lidhjen martesore të viktimës dhe Eduart Danaj.

“Ai e quajte vajzën e tij prostitutë. Ai i thoshte se ajo është bërë si nëna e saj,” tha avokatja.

Avokatja e familjes së viktimës ka folur për televizionin "Mega" e cila u shpeh se janë ngritur kallëzime penal kundër autorit për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

“Abuzimi i viktimës në sy të fëmijëve bën që edhe fëmijët të abuzohen. Duket se ai e kishte planifikuar që më parë dhe kishte bërë një plan në mendjen e tij dhe ishte i vendosur. Ky njeri eci 5 km. Për çfarë alkooli po flasim? Zakonisht abuzuesit vendosin një maskë. Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi, si mund të largohet dhe të shkojë në një strukturë?’ theksoi avokatja e 40-vjeçares së ndjerë.

50-vjeçari ka mbetur i lirë, pavarësisht se gruaja fatkeqe e kishte denoncuar tre herë në të kaluarën për dhunë në familje. Më 7 maj, autori u arrestua pasi viktima kishte denoncuar për dhunë në familje. Ai u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Athinës, por seanca e çështjes ishte shtyrë për ditën e sotme.

40-vjeçarja, Enkelejda Danaj u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj. 

eduard danaj enkelejda danaj vrasje ne greqi

Sondazh

Poll