Aktualitet

Po transportonin drogë nga Spanja në Itali, arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Gjatë kontrollit oficerët e Guardia di Finanza gjetën në mjet disa gramë lëndë narkotike marijuanë, rreth 28 500 euro cash dhe një faturë transporti për një pako që vinte nga Malaga me destinacion Legnano.

17 Maj 2024, 15:48 Nga B.Z
Po transportonin drogë nga Spanja në Itali, arrestohen 4 persona, mes
Foto ilustruese

ITALI - Katër perona, mes tyre një shqiptar janë arrestuar policia në Itali pasi janë kapur me lëndë narkotike. Sipas mediave italiane gjatë një kontrolli në disa akse rrugore policia ndaloi një automjet me targa spanjolle, më të cilën udhëtonin 3 persona dy prej të cilëve shtetas spanjoll dhe një kroat.

Gjatë kontrollit oficerët e Guardia di Finanza gjetën në mjet disa gramë lëndë narkotike marijuanë, rreth 28 500 euro cash dhe një faturë transporti për një pako që vinte nga Malaga me destinacion Legnano. Nga hetimet u kërkua identifikimi i marrësit të pakos dhe rezultoi se ishte një shqiptar i cili do të merrte porosinë me 10 kg lëndë narkotike.

itali spanje arrestim

Sondazh

Poll