17 Maj 2024, 17:33
Nga r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK mësohet të jetë duke kryer prej mëngjesit të të premtes një operacion të shtrirë në disa qarqe të vendit për ekzekutimin e urdhër-ndalimeve ndaj personave të përfshirë në krimin e organizuar, të dyshuar si autorë të ngjarjeve të rënda.
Deri pasditen e të premtes më 17 maj, burime nga SPAK pohuan për BIRN se operacioni është ende duke u zhvilluar me qëllim ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, si dhe për sigurimin e provave të reja gjatë kontrolleve. Sipas SPAK, në përfundim të operacionit në orët në vijim, publiku do të informohet për të dhënat e këtij hetimi, që mësohet se bazohet në të dhënat e siguruara nga autoritetet e drejtësisë franceze prej përgjimeve të platformave të koduara SKY dhe EncroChat.
Bazuar në të njëjtat burime, SPAK finalizoi një operacion tjetër në korrik të vitit 2023, duke vendosur në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria “Rama” si investitor strategjik, dy zyrtarë të Policisë së Shtetit, një prej të cilëve Oltion Bistri, ish-shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, si dhe persona të tjerë.
Projekti “strategjik” i Gjokës planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, në shkëmbim të së cilit, shteti shqiptar angazhonte burimet e taksapaguesve për të siguruar furnizim me ujë, drita, kanalizime e shërbime të tjera publike. Por dosja htimore e ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare, bëri që ai të arrestohej si figurë kyçe e një grupi të krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje dhe porositje atentatesh si dhe për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë.
Të dhënat e konstatuara nga këto hetime për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në krimin e organizuar, u bë shkak për përfshirjen në formularët e vetëdeklarimit për policinë të një pyetjeje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat./Reporter.al
spak encrochat sky
Aktualitet
17 Maj 2024, 17:11
r.ll
enkelejda danaj, eduart danaj
GREQI- Enkelejda Danaj, 40 vjeç, u masakrua me thikë në mes të rrugës në Athinë nga ish-...
Aktualitet
17 Maj 2024, 17:06
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi a...
Aktualitet
17 Maj 2024, 16:41
N.F
17-vjeçari
GJERMANI- Prokuroria publike e Itzehoe ka ngritur akuza kundër vrasësit të dyshuar Qerim D. Ndaj 17-vjeçarit rë...
Aktualitet
17 Maj 2024, 16:22
r.ll
SPAK
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosj...
Aktualitet
17 Maj 2024, 16:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kalimi në ekranin e Euronews Albania i një prej eventeve më të njohura e të dashura sportive n&e...
Aktualitet
17 Maj 2024, 15:48
B.Z
Foto ilustruese
ITALI - Katër perona, mes tyre një shqiptar janë arrestuar policia në Itali pasi janë kapur me lëndë nar...
Aktualitet
17 Maj 2024, 15:20
B.Z
Foto ilustruese
LEZHË - Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi është përfshirë n...
Aktualitet
17 Maj 2024, 15:07
B.Z
Azgan Mërnica
FIER - Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Azgan Mërnicën, autori i v...
Aktualitet
17 Maj 2024, 14:52
B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar këtë të premte me urdhër t&eum...
Aktualitet
17 Maj 2024, 14:45
M.B
Lulzim Berisha
TIRANA- Lidhur me operacionin e sotëm të zhvilluar me urdhër të SPAK mësohet se është lëshuar urdh&e...