Aktualitet

Dhunoi dy të rinj në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

Në pranga ka rënë Xhuljano Doda, 18 vjeç, pasi një ditë më parë ka goditur me dorezë metalike dy të rinj, të moshave 16 dhe 18 vjeç.

17 Maj 2024, 15:20 Nga B.Z
Dhunoi dy të rinj në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
Foto ilustruese

LEZHË - Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi është përfshirë në sherr fizik dhe ka dhunuar  dy të rinj. Në pranga ka rënë Xhuljano Doda, 18 vjeç, pasi një ditë më parë ka goditur me dorezë metalike dy të rinj, të moshave 16 dhe 18 vjeç.

Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Ndërkohë bëhet me dije se dy të lënduarit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

lezhe plagposje arrestim

Sondazh

Poll