Aktualitet

27 Nëntor 2019, 16:57 Nga DOSJA

TIRANË– E afërmja e djalit të kryeministrit Edi Rama që vdiq nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm është Kristi Reçi.

Dosja.al mëson se familjarja e Gregut është studentja e mjekësisë që u nxorr e pajetë nga rrënojat e pallatit që u shemb në Durrës.

Reçi u nxorr bashkë me të atin, Eduartin ndërsa mësohet se ende vijojnë kërkimet për gjetjen e të ëmës Dolora, 50-vjeç dhe të vëllait Klaus, 21-vjeç. Familja prej katër anëtarësh u shua krejtësisht pasi ndodheshin në shtëpi në momentin që ra tërmeti.

Vetë Gregor Rama me anë të një psotimi në rrjetet sociale ngushëlloi të gjithë njerëzit për familjarët e humbur ndërkohë që bëri me dije se edhe ai kishte humbur të afërmen e tij.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gregor rama kristi reci tragjedia e 26 nentorit 2019 gregor rama kristi reci tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll