Aktualitet

Shkon në 33 numri i viktimave, një trup i pajetë nxirret nga rrënojat

27 Nëntor 2019, 16:40 Nga DOSJA
Shkon në 33 numri i viktimave, një trup i pajetë nxirret nga

THUMANË–  Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i rënë mëngjesin e djeshëm. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijonë dhe një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i përket një burri rreth të 50-ave. Ndërkohë nën rrenoja dyshohet për të tjerë persona. Viktima është Kastriot Cakoni, rreth 50-vjeç.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot cakoni termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi kastriot cakoni termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll