Bota

Ukraina: Kemi rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit.

17 Maj 2024, 11:51 Nga M.B
Ukraina: Kemi rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga
Foto ilustruese

UKRAINA- Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 maj. Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia.

Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Ai shkroi në Telegram se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre. Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi në Telegram.

Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë. Po ashtu, guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, nuk raportoi për dëme nga sulmet gjatë natës. Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, javën e kaluar la nisur një ofensivë të re në Harkiv. Autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2024, 08:33 B.Z

Holanda zhvendoset djathtas

Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë HOLANDË - ...