Bota

Sulmohet shkolla që shërbente si strehë për refugjatët në Gazë, 4 viktima dhe disa të plagosur

Sulmi në shkollën al-Jaouni pasoi me një seri sulmesh ajrore dhe artilerie gjatë natës nga forcat izraelite mbi shtëpitë e banimit dhe strehimoret nga veriu Gazës.

17 Maj 2024, 08:20 Nga B.Z

 

Sulmohet shkolla që shërbente si strehë për refugjatët
Pamje nga sulmi

 

GAZA - Një shkollë që shërbente si strehë për refugjatët është sulmuar në Gazë qendrore, shkruajnë mediat e huaja. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur disa të tjerë. Nuk dihet ende numri i saktë i refugjatëve që kanë qënë në shkollën al-Jaouni në momentin e bombardimeve.

Mësohet se sulmi pasoi me një seri sulmesh të tjera ajrore dhe artilerie gjatë natës nga forcat izraelite mbi shtëpitë e banimit dhe strehimoret nga veriu i Gazës. Kujtojmë se Izraeli ka nisur kundërpërgjigje ushtarake pasi Hamasi sulmoi territore të saj më 7 tetor të vitit të kaluar.

sulm gaze shkolle lufte

Sondazh

Poll