Bota

VIDEO/ Përmbytje masive në Iran, humbin jetën 7 persona, zhduken 12 të tjerë

250 familje u detyruan të largohen nga shtëpitë, ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të paktën 12 persona të zhdukur.

17 Maj 2024, 09:58 Nga B.Z
VIDEO/ Përmbytje masive në Iran, humbin jetën 7 persona, zhduken
Foto nga përmbytjet

IRAN - Moti i keq me rrebeshe shiu ka përfshirë edhe Iranin. Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar përmbytje të mëdha në verilindje të vendit, konkretisht në qytetin Mashhad. Sipas mediave vendase uji vërshoi në rrugë duke përmbytur shtëpi e biznese. Një nënë dhe katër fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpisë së tyre. Siç mund të shikohet edhe në pamjet e mëposhtme uji ka arritur në nivele të konsiderueshme dhe makinat janë zhytur në të.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se rreth 250 familje u detyruan të largohen nga shtëpitë, ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të paktën 12 persona të zhdukur.

iran permbytje masive

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2024, 08:33 B.Z

Holanda zhvendoset djathtas

Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë HOLANDË - ...