Bota

Tentoi t’i vinte flakën një sinagoge, policia franceze eleminon një person

Agjencia AFP raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.

17 Maj 2024, 09:36 Nga M.B
Tentoi t’i vinte flakën një sinagoge, policia franceze eleminon
Foto ilustruese

FRANCA- Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.

“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X, që më herët njihej si Twitter.

Agjencia AFP raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.

Franca ka komunitetin më të madh hebre në shtet pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ky shtet, ka po ashtu komunitetin më të madh mysliman në Evropë./ REL

franca

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2024, 08:33 B.Z

Holanda zhvendoset djathtas

Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë HOLANDË - ...