Politike

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

17 Maj 2024, 09:59 Nga M.B
Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së Arben
Arben Ndoka

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Hetimet patën zbuluar se vëllai i Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, ishte i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

arben ndoka

Sondazh

Poll