16 Maj 2024, 22:21
Nga r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti i PD-së njëkohësisht dhe kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur në punimet e këtij komisioni. I ftuar në Open në News24, Salianji u shpreh se asnjë prej dëshmive të ministrit të Brendshëm, kreut të Policisë apo specialistit të IT Ervin Muço nuk janë ezauruar plotësisht.
Ai tregoi se dëshmia e ministrit Taulant Balla u shty për në datën 28 maj për shkak të një shqetësimi të ngritur nga ana e këtij të fundit, për të dhënat konfidenciale që mund të jepeshin në dëshmi. Më tej, Salianji zbuloi cilat ishin pyetjet e drejtuara për ministrin e Brendshëm, duke shpjeguar se në gjykimin e tij nuk ka pasur nevojë për një shqetësim të tillë.
Salianji tregoi se ndër pyetjet e drejtuara ishin se “kur u vu në dijeni ministri për sulmin kibernetik dhe si u kuptua situata me sistemin TIMS dhe masat që u morën”, si edhe “a ka pasur ndonjë ekspertizë apo garanci për të deklaruar se nuk ka pasur rrjedhje nga sistemi TIMS”.
“Asnjë prej dëshmive nuk është ezauruar. E kanë bërë betimin 3 dëshmitarët, por për shkak të arsyeve të paarsyeshme në këndvështrimin tim, kanë gjetur një formë për të mos u përgjigjur. Jemi dakordësuar në komision duke hequr edhe pjesë nga vetja për të bërë një hetim të plotë. Ishte një mbledhje e paralajmëruar, nëse kishte problem me certifikatat e sigurisë, mund ta kishin thënë.
PS gjysmë ore para mbledhjes tha se komisioni ka vendosur të mbahet dëshmia me dyer të mbyllura, ne nuk e kishim nisur mbledhjen, ata thanë ka vendim. Duke qenë se insistonin, në dëshminë e zotit Balla, dhe ju siguroj, nuk kërkojmë asgjë të klasifikuar. E kërkuan që të bëhej me dyer të mbyllura, por nuk ka nevojë për certifikatë sigurie, sepse ligji të cilit i referohemi nuk parashikon se duhet certifikata në periudhë hetimi. E pranuam kërkesën q të zhvillohej mbledhja pa certifikata dhe kur erdhi ministri aty, thanë pavarësisht se ju e keni pranuar unë nuk mund të jap elementë që mendoj se mund të përbëjnë shkelje ligji. Ramë prapë dakord që ministri të vijë në datë 28 meqë ka këtë shqetësim.
Kur ramë dakord edhe për këtë, PS tha meqë po ikën ky, nuk kemi pse thërrasim të tjerët. Ne kemi rend dite, as drejtorin as Ervin Muçon thanë të mos e marrim. Kur e morën vesh se Muço kishte ardhur për të dëshmuar ikën. Cili është shqetësimi? Që publiku të kuptojë, Balla në 30 gusht ka deklaruar se Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik në 2022, dhe për shkak të kësaj kemi rritur masat mbrojtëse. Nuk ekziston shqetësim se ka pasur rrjedhje të TIMS. Ata që janë larguar mund të kenë kritika thotë, por asnjë e dhënë nuk ka rrjedhur. Pyetja është kjo, në 9 prill, pasi është ngritur komisioni hetimor, unë mendoj se e kanë bërë pezullimin pas 10 muajsh për shkak të komisionit, është lojtari kryesor. “Për kur u vu në dijeni për këtë dhe si e morën vesh për situatën me sistemin TIMS dhe çfarë masash morët?” Nëse ka një gjë sekrete këtu… “Keni deklaruar se është një betejë dhe nuk ka asnjë shqetësim për rrjedhje, se këtë e ka thënë dhe Rama, ku je bazuar që ke dhënë këtë garanci, ke ndonjë ekspertizë?”, këto ishin pyetjet”, u shpreh Salianji mes të tjerash.
ervin salianji taulant balla
Politike
16 Maj 2024, 22:21
I.A
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama zbuloi pasuritë e tre ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Taulant ...
Politike
16 Maj 2024, 22:02
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Lëvizja Bashkë ka organizuar pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit përballë Ba...
Politike
16 Maj 2024, 21:12
r.ll
michael martens
TIRANË- Gazetari gjerman, Michael Martens, tha se Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën në rrugën e ...
Politike
16 Maj 2024, 21:23
I.A
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme po identifikon personat e korruptuar në qeverinë e tij. Në...
Politike
16 Maj 2024, 21:16
I.A
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, p...
Politike
16 Maj 2024, 21:12
I.A
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sa herë që ai ka mesazhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, i ka të thjeshta d...
Politike
16 Maj 2024, 21:08
r.ll
votimi
TIRANË- Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimi...
Politike
16 Maj 2024, 20:55
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha Gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve po...
Politike
16 Maj 2024, 20:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka folur për protestë...
Politike
16 Maj 2024, 20:45
r.ll
adriana kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën në tubimin...