Politike

VIDEO/ Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

17 Maj 2024, 09:59 Nga M.B
VIDEO/ Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll
Engjëll Agaçi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur sot në SPAK. Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por dyshohet se ai është thirrur për  aferën e inceneratorit të Tiranës. 

 

Kjo nuk është hera e para që Engjëll Agaçi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi më herët ai është pyetur edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Gjithashtu emri i Engjëll Agaçit  u përmend gjatë investigimit në dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” ku ai shihet si negociator mes qeverisë Rama dhe Meloni për marrëveshjen e refugjatëve.

egjell agaci

Sondazh

Poll