Aktualitet

‘Na kërkonte ta linim aty’/ Vdiq në spital, zjarrfikësi tregon momentet e fundit të Diena Meçajt: Në krahë ki

27 Nëntor 2019, 15:09 Nga DOSJA
‘Na kërkonte ta linim aty’/ Vdiq në spital,

TIRANË– Historia e Diena Meçaj Karanxhas, 30-vjeçares që gjeti vdekjen bashkë me të bijën e mitur në rrënojat e tërmetit të 26 shtatorit bëri xhiron e rrjetit.

Një person ka dërguar mesazh në rrjetet sociale të Anabel ku edhe ka treguar detaje lidhur me momentin kur e reja është gjetur nga forcat e shpëtimit bashkë me të bijën e vdekur në krahë. Sipas tij, ajo nuk e lëshonte të bijën dhe pak më vonë ndërroi jetë në spital për shkak të hemoragjisë. 

“Ah Anabel kjo ishte shumë e dhimbshme. Babai im dje ka qënë prezent në nxjerrjen e saj dhe thoshte që gjatë gjithë kohës gruaja i kërkonte ta linin aty, mos ta shpëtonin pasi në krahët e saj kishte vajzën e vdekur dhe nuk e lëshonte. Nuk jetoi gjatë dhe pasi doli kishte pësuar hemorragji. Fatkeqsisht!,”-shkruan personi. 

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 12:44

Durrës- Raportimet nga terreni na sjellin lajme të trishta. Deri më tani ka shkuar në 32 nurmi i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërk...