Bota

Danimarka njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Ai shtoi se Danimarka gjithashtu kërkon mundësi për të investuar në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës. 

16 Maj 2024, 18:31 Nga E. D
Danimarka njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për
foto ilustruese

DANIMARKË- Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen njoftoi sot një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në shumën prej 750 milionë euro. Ai shtoi se Danimarka gjithashtu kërkon mundësi për të investuar në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës. 

"Kemi kënaqësinë të njoftojmë një paketë të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën me vlerë 750 milionë euro për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe artilerinë e saj. Danimarka gjithashtu kërkon mundësi për të investuar në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës," tha Rasmussen.

Siç raportohet shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen diskutuan për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe Samitin e ardhshëm Global të Paqes.

Ndërsa më 8 maj, Presidenti Volodymyr Zelenskyy diskutoi me Frederiksen zgjidhjet që do të ndihmonin në përshpejtimin e transferimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.

danimarka lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll