Bota

Letra e Gërvallës për draft-statutin për Asociacionin/ Osmani "përplaset" me qeverinë: U bë pa koordinim dhe miratim

Presidenca ka dklaruar se Osmani po vazhdon me konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Europës, dhe që sa më parë të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. 

16 Maj 2024, 16:48 Nga r.ll
Letra e Gërvallës për draft-statutin për Asociacionin/
vjosa osmani

KOSOVË- Letra e Qeverisë së Kosovës me zotimin se po përgatit një draft-statut për themelimin e Asociacionit që iu dërgua Këshillit të Europës, nuk është konsultuar dhe dakordësuar me presidenten Vjosa Osmani. Presidenca e Kosovës ka thënë që çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka deklaruar Presidenca e Kosovës për mediat. 

Më tej thuhet po ashtu se Osmani po vazhdon me konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Europës dhe që sa më parë të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. 

Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.   Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës. 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz i ka dërguar letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE, sipas saj për zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”. Sipas ministres së Jashtme, kjo letër është si vazhdimësi e zotimeve të tre krerëve të shtetit, presidentes Osmani, kryeparlamentarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti.

vjosa osmani albin kurti qeveria e kosoves donika gervalla

Sondazh

Poll