Bota

Gërvalla letër KiE për draft-statutin për Asociacionin/ Osmani zhvillon takime me ambasadorin amerikan, britanik dhe gjerman

Më herët, Presidenca e Kosovës ka thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla në Këshill të Europës ku zotohen se janë duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin nuk është konsultuar e dakordësuar me presidenten Vjosa Osmani.

16 Maj 2024, 17:06 Nga r.ll
Gërvalla letër KiE për draft-statutin për Asociacionin/
jeff hovenier dhe vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, lidhur me zhvillimet nga letra e dërguar nga Qeveria e Kosovës në Këshill të Europës. 

Më herët, Presidenca e Kosovës ka thënë për Gazetën Express se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla në Këshill të Europës ku zotohen se janë duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin nuk është konsultuar e dakordësuar me presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, tha Presidenca e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz i ka dërguar letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE, sipas saj për zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”. Sipas ministres së Jashtme, kjo letër është si vazhdimësi e zotimeve të tre krerëve të shtetit, presidentes Osmani, kryeparlamentarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti.

Njoftimi i Gërvallës për zotimin e Kosovës për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një statut për Asociacionin vjen pasi disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

vjosa osmani jeff hovenier john rohde jonathan hargreaves

Sondazh

Poll