Bota

Kërcënohet Donald Tusk pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Gjithashtu atmosfera politike në Poloni ka mbetur e tensionuar vitet e fundit.

16 Maj 2024, 17:34 Nga E. D
Kërcënohet Donald Tusk pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak
 Donald Tusk

POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se kishte marrë kërcënime pas atentatit ndaj homologut të tij sllovak.  Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me pesë plumba ditën e djeshme në një atentat ndaj tij. 

"Shumë ndodhi dje," tha Tusk në një postim në X, shoqëruar me një pamje të një komenti, gjithashtu në X, shkruhej: "sot, sllovakët na dhanë një shembull se çfarë duhet bërë me Donald Tusk".

Gjithashtu atmosfera politike në Poloni ka mbetur e tensionuar vitet e fundit. Ndërsa Ministri i Brendshën polak Tomasz Siemoniak tha se "Sigurisht, ne analizojmë dhe nxjerrim përfundime, por nuk flasim për to publikisht".

donald tusk

Sondazh

Poll