Bota

Houthi paralajmëron sulme ndaj anijeve që shkojnë drejt Izraelit

Houthis po kërcënojnë të zgjerojnë sulmet e tyre ndaj anijeve të destinuara për në portet izraelite në Detin Mesdhe.

16 Maj 2024, 18:14 Nga E. D
Houthi paralajmëron sulme ndaj anijeve që shkojnë drejt Izraelit
foto ilustruese

JEMEN- Të gjitha anijet e destinuara për portet izraelite do të jenë në shënjestër të Houthis dhe jo vetëm në rajonin e Detit të Kuq, tha sot udhëheqësi i organizatës, Abdul Malik al-Houthi. Houthis po kërcënojnë të zgjerojnë sulmet e tyre ndaj anijeve të destinuara për në portet izraelite në Detin Mesdhe.

Që nga mesi i nëntorit, rebelët jemenas kanë nisur sulme kundër anijeve kryesisht në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.  Gjithashtu Abdul Malik al-Houthi i kërkoi sot Kinës, Rusisë, vendeve aziatike dhe evropiane që të mos transferojnë mallra në portet izraelite.

"Të gjithë duhet të ndalojnë transportin në portet e pushtuara palestineze... Është në interesin e të gjitha kompanive që të ndalojnë transportin për armikun izraelit, qoftë në Mesdhe apo kudo tjetër," tha al-Houthi. Sulmet Houthi kanë ndërprerë transportin ndërkombëtar, duke detyruar shumë anije të marrin rrugën më të gjatë dhe më të shtrenjtë rreth Afrikës Jugore. 

abdul malik al-houthi izrael

Sondazh

Poll