Bota

Mbyllën djalin e mitur në shtëpi dhe u larguan, arrestohet nëna dhe gjyshja në Greqi

Sipas asaj që u bë e ditur, nëna 39-vjeçare kishte shkuar në punë, ndërsa gjyshja u largua kur u njoftua nga bashkëshorti për një problem që i kishte lindur. Në këto rrethana ata kanë vendosur ta lënë vetëm në shtëpi djalin e mitur.

16 Maj 2024, 15:49 Nga B.Z
Mbyllën djalin e mitur në shtëpi dhe u larguan, arrestohet
Foto ilustruese

GREQI - Dy gra janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se mbyllën djalin 5-vjeçar në banesë dhe e lanë vetëm për të paktën dy orë. I mitur u gjet nga policia që po hetonte një tjetër rast që përfshinte familjen e tij. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në zonën e komunës Lagada në Selanik dhe ka çuar në arrestimin e nënës së djalit 39-vjeç dhe gjyshes 61-vjeçare të fëmijës.

Sipas asaj që u bë e ditur, nëna 39-vjeçare kishte shkuar në punë, ndërsa gjyshja u largua kur u njoftua nga bashkëshorti për një problem që i kishte lindur. Në këto rrethana ata kanë vendosur ta lënë vetëm në shtëpi djalin e mitur. Të dyja gratë janë shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale.

greqi policia arrestim

Sondazh

Poll