Bota

38-vjeçari hodhi benzinë në xhamia dhe i vuri flakën, disa të vdekur dhe të plagosur në Nigeri

Siç raportohet një burrë dyshohet se hodhi benzinë në xhaminë dhe mbylli dyert e saj para se t’i vinte flakën, duke bllokuar rreth 40 besimtarë. 

16 Maj 2024, 15:20 Nga E. D
38-vjeçari hodhi benzinë në xhamia dhe i vuri flakën, disa
pamje nga vendngjarja

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kano të Nigerisë ku të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë i vuri flakën xhamisë. Siç raportohet një burrë dyshohet se hodhi benzinë në xhaminë dhe mbylli dyert e saj para se t’i vinte flakën, duke bllokuar rreth 40 besimtarë. Bëhet me dije se sulmi u shkaktua nga një mosmarrëveshje familjare për ndarjen e trashëgimisë. Autoritet raportojnë se kanë arrestuar një të dyshuar 38-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur njerëzit po ndiqnin lutjet e mëngjesit të mërkurën në zonën Gezawa të shtetit Kano. Ndërsa banorët thanë se flakët përfshinë xhaminë pas sulmit me besimtarët që përpiqeshin të hapnin dyert e mbyllura. Pasi dëgjuan shpërthimin, fqinjët nxituan për të ndihmuar të bllokuarit brenda. 

"Ekipet e shpëtimit duke përfshirë ekspertë të bombave nga Kano u vendosën menjëherë në përgjigje të sulmit," tha një deklaratë e policisë.

Shërbimi i Zjarrfikësve në Kano theksoi se nuk u thirrën menjëherë, duke shtuar se mund ta kishin vënë situatën nën kontroll shumë më shpejt. Gjithashtu policia tha se i dyshuari rrëfeu se veprimet e tij ishin pjesë e një mosmarrëveshjeje mbi trashëgiminë, duke pretenduar se ai kishte në shënjestër disa anëtarë të familjes që ishin brenda xhamisë.

nigeri viktima xhamia zjarr

Sondazh

Poll