15 Maj 2024, 20:29
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve mbrëmjen e sotme tha se kombi ndodhet në një rrezik që nuk e ka përjetuar në këtë shkallë në tërë historinë e tij. Më tej Berisha u shpreh se Fara e keqe e Rilindjes me vjedhjet, krimet e saj, po shkatërron shqiptarët.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionarëve të vërtetë të guximit, shpresës dhe të vërtetave të mëdha të shqiptarëve. Të dashur miq, kjo betejë që po bëni është një betejë, e cila ka mision kryesor shpëtimin e kombit nga tirania e vjedhjes, krimit dhe drogës. Çdo qytetare dhe qytetar kudo që ndodhet duhet ta dijë se askush nuk po lufton vetëm për veten e tij. Se çdo njëri prej jush po sakrifikoni, po ndesheni, po luftoni për çdo shqiptar të ndershëm kudo që ndodhet, në Shqipëri, jashtë saj dhe pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Kombi ndodhet në një rrezik që nuk e ka përjetuar në këtë shkallë në tërë historinë e tij në të gjitha mynxyrat dhe pushtimet që ka njohur në shekuj. Fara e keqe e Rilindjes me vjedhjet, krimet e saj, po shkatërron shqiptarët.
De facto po i përzë ata nga Shqipëri, po shpopullon Shqipërinë më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo murtajë, më shumë se çdo diktaturë tjetër që ka njohur në histori.
Miqtë e mi, pra kjo betejë nuk është betejë për paratë që vjedhin qeveritarët. Është betejë për paratë e qytetarëve që vjedhin qeveritarët.Betejë për paratë e qytetarëve që vidhen dhe me të cilat mund të dy dhe trefishohen rrogat. Me të cilat mund të kreditohet, subvencionohet çdo fermer në Shqipëri. Me të cilat mund të dy dhe trefishohet pensionet e shqiptarëve. Me të cilat mund të ndërtohet dhe rindërtohet infrastruktura më moderne në të katër anët e vendit.
sali berisha
Politike
15 Maj 2024, 20:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin e përnatshëm qytetar, është...
Politike
15 Maj 2024, 19:33
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- ZëvendësKryeministrja Belinda Balluku ka shkuar papritur në SPAK kur është pyetur për 3 orë...
Politike
15 Maj 2024, 19:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico pasditen e sotme. Me anë të një...
Politike
15 Maj 2024, 18:49
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka rikthyer pjesërisht vizat me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë. Vendimi u mor sot në K&...
Politike
15 Maj 2024, 18:08
I.A
Komisioni
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit "TIMS", Toni Gogu i ka kërkuar kryetarit Ervin S...
Politike
15 Maj 2024, 17:58
I.A
Komisioni
TIRANË- Një nismë e deputetit socialist Eduart Shalsi për ndryshimin e një akti normativ të vitit 2008 u transformu...
Politike
15 Maj 2024, 17:50
I.A
Komisioni
TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taul...
Politike
15 Maj 2024, 16:59
I.A
Komisioni Hetimor
TIRANË- Seanca e sotme në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ku ...
Politike
15 Maj 2024, 16:39
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Zv/kryeministria dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkuar pasdfiten e sotme n&e...
Politike
15 Maj 2024, 14:14
I.A
Mariglen Disha
LIBRAZHD- Kryebashkiaku i Librazhdit Mariglen Disha ka reaguar pas videos së emisionit investigativ Piranjat, të xhiruar n&eu...