Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Volodymyr Zelenskyy: Dënojmë fuqishëm këtë akt të tmerrshëm, dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social X, Zelenskyy ka cilësuar sulmin si një akt të tmerrshëm dhe gjithashtu thekson se dënon fuqishëm këtë të fundit.

15 Maj 2024, 16:42 Nga S.B
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Volodymyr Zelenskyy:
Robert Fico dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social X, Zelenskyy ka cilësuar sulmin si një akt të tmerrshëm dhe gjithashtu thekson se dënon fuqishëm këtë të fundit.

Në vazhdim të reagimit Zelenskyy ka vënë në dukje se dhuna nuk duhet të bëhet normë në asnjë vend të botës dhe për këtë duhen bërë të gjitha përpjekjet.

Presidenti përmbyll reagimin me një urim për shërim të shpejtë për Fico-n si dhe shprehu solidaritetin për popullin sllovak.

zelenskyy fico robert fico

Sondazh

Poll