Bota

Atentat në Bratislavë/ Plagoset me armë zjarri kryeministri sllovak (VIDEO)

Sipas një dëshmitari fillimisht u dëgjuan disa të shtëna dhe më pas ndërhyri policia, e cila arrestoi autorin.

15 Maj 2024, 15:18 Nga E. D
Atentat në Bratislavë/ Plagoset me armë zjarri  kryeministri
pamje nga vendngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Reuters raporton se Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë. 

Sipas një dëshmitari fillimisht u dëgjuan disa të shtëna dhe më pas ndërhyri policia, e cila arrestoi autorin. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, por vetëm një plumb arriti që ta prek. Ngjarja ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

 

robert fico

Sondazh

Poll