Bota

Blinken: SHBA do t'i japë Ukrainës 2 miliardë dollarë shtesë

Shqetësimi kryesor i Uashingtonit është dërgimi i sistemeve raketore Patriot dhe formave të tjera të mbrojtjes ajrore kritike në Ukrainë. Tashmë, ajo po avancon me shpejtësi municionet, mjetet e blinduara, raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për t'u transportuar në vijat e frontit.

15 Maj 2024, 14:40 Nga N.F
Blinken: SHBA do t'i japë Ukrainës 2 miliardë dollarë
Blinken

UKRAINË- Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken, gjatë një konference të përbashkët shtypi ka njoftuar një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën. Blinken mbajt një  me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba në Kiev. 

Blinken tha se mbështetja e re e SHBA vjen në një "kohë kritike" pasi ai kërkon të investojë në bazën industriale të Ukrainës. Shqetësimi kryesor i Uashingtonit është dërgimi i sistemeve raketore Patriot dhe formave të tjera të mbrojtjes ajrore kritike në Ukrainë. Tashmë, ajo po avancon me shpejtësi municionet, mjetet e blinduara, raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për t'u transportuar në vijat e frontit.

"Për këdo që tundohet të vë bast kundër Ukrainës , mos e bëni, do të jetë një gabim i madh," tha ai. Nga ana e tij, Dmitry Kuleba vuri në dukje se çdo vonesë në furnizim rezulton në pengesa në vijën e parë.

Kreu i Departamentit të Shtetit tha se nëse presidenti rus, Vladimir Putin tregonte interes për t'u angazhuar seriozisht në negociata, atëherë ukrainasit do të përgjigjeshin. Në të njëjtën kohë, SHBA mund të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Ukrainën brenda disa javësh. Tashmë, "puna e vështirë" është bërë tha ai.

 

lufta rusi-ukraine ndihme blinken

Sondazh

Poll