Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë

Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë

15 Maj 2024, 16:13 Nga E. D
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla
Ursula von der Leyen

SLLOVAKI- Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në "X" e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në "X". 

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll