Politike

Politikani gjerman i pranishëm në tubim, Berisha: Elmar Brok na ndihmoi kur PS vodhi zgjedhjet e vitit 2001

Berisha u shpreh se Brok e ka ndihmuar opozitën, kur PS-ja vodhi zgjedhjet e vitit 2001. Ai shtoi më tej se "bashkë me të, e kthyem Shqipërinë në rrugën e duhur".

14 Maj 2024, 21:02 Nga B.Z
Politikani gjerman i pranishëm në tubim, Berisha: Elmar Brok na
Sali Berisha

TIRANË - Ish-eurodeputeti i gjerman i CDU-së Elmar Brok ka qënë i pranishëm pasditen e sotme në tubimin e përditshëm qytetar që mbahet poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Brok ka mbajtur fjalim nga dritarja e banesës së Berishës, ku bëri thirrje ndër të tjera që imunitetin ndaj një politikani nuk mund të merret pa vendim final të gjykatës. Sipas tij, në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamentit pa qenë me vendim final gjykate”.

"Besoj që në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamentit pa qenë me vendim final gjykate. Vendimet e Gjykatës Evropiane janë eksplicide. Kjo do të thotë që imuniteti nuk mund të merret pa vendim gjykate dhe kjo është pse ne kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE Një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse dikush është fajtor, një gjykatë e pavarur duhet ta vendosë këtë dhe jo një prokuror që thotë “afërmendsh gjykatat bëjnë atë që i themi ne”, tha Brok.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se Elmar Brok e ka ndihmuar opozitën, kur PS-ja sipas tij vodhi zgjedhjet e vitit 2001. Berisha deklaron ndër të tjera se me ndihmën e politikanit gjerman Brook "e kthyem Shqipërinë në rrugën e duhur’.

"Të dashur miq, duhet të përshëndes këtu sonte praninë e kryetarit të Partisë së Lirisë, fjalën e tij dhe të gjithë oratorëve që folën këtu nga ky parlament i lirisë. Miqtë e mi, njohja ime, miqësia ime me Elmar Brok daton në përpjekjet tona më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO.

Unë kam kënaqësinë të informoj shqiptarët, se në një moment kritik për historinë e vendit, kur vota e shqiptarëve në vitin 2001, u rrëmbye, rezultati u përmbys, Shqipëria po vidhisej në honet e historisë, humbi rrugën evropiane të saj, bashkë me zotin Elmar Brok, me ndihmën e tij, ne rikthyem Shqipërinë në rrugën e duhur, në drejtimin e saj evropian. Do mbetet në analet e historisë ftesa dhe organizimi nga ana e tij të dëgjesës të partive politike shqiptare në Parlamentin Europian.

Rezoluta e këtij komisioni dhe parlamenti, që i kërkonin PS-së të mos zgjedhë presidentin me votën e vjedhur, se Parlamenti Europian nuk do ta njohë kurrë. Elmar Brok ishte protagonist i kësaj iniciative dhe për dijeninë tuaj, një hearing ishte organizuar vetëm një herë për Ahmet Masudin dhe herën e dytë për Sali Berishën dhe shqiptarët. Sot ai ndodhet midis nesh, por dëshiroj të shtroj disa pyetje para jush. Kush ka vjedhur votën e shqiptarëve? Kush ka vjedhur paratë e shqiptarëve? Kush ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin? Kush i bllokoi Shqipërisë rrugën e integrimit? Kush i shpopulloi shqiptarët sa asnjë pushtim në histori? A kemi ne rrugë tjetër përveç rrugës evropiane, përveç integrimit të Shqipërisë në Europë si e ardhmja më e shkëlqyer?",- tha Berisha.

 

sali berisha tubim qytetar

Sondazh

Poll