Art&Argëtim

Kate Moss fotografohet në shoqërinë e nipit të Bob Marley, çfarë po ndodh mes tyre?

Interesi i fotografëve ra tek nipi 27-vjeçar i Bob Marley, i cili e shoqëroi pas koncertit të tij në Bodrum të Turqisë.

14 Maj 2024, 13:24 Nga S.B
Kate Moss fotografohet në shoqërinë e nipit të Bob Marley,
Kate dhe Skip

TURQI- Modelja e njohur Kate Moss ra edhe një herë në sy në daljen e saj, por këtë herë jo për pamjen e saj mbresëlënëse. Interesi i fotografëve ra tek nipi 27-vjeçar i Bob Marley, i cili e shoqëroi pas koncertit të tij në Bodrum të Turqisë.

50-vjeçarja është parë duke ecur dorë për dore me Skip Marley, një këngëtar reggae, dhe mediat ndërkombëtare po lënë të hapur mundësinë që supermodelja të jetë në një lidhje me yllin sa gjysma e moshës së saj.

Kate Moss fotografohet në shoqërinë e nipit të Bob Marley,
Kate dhe Skip

Marley u shfaq në nisjen e festivalit kulturor, Med Bodrum në hotelin Macakizi, ku modelja ka qëndruar në të kaluarën. Të njëjtat raporte thonë se Moss u emocionua aq shumë për shfaqjen e Skip Marley, saqë ajo vrapoi në skenë dhe duhej të merrej nga siguria.

Më konkretisht, DailyMail citon një të pranishëm në koncert, i cili tha: Kate vrapoi në skenë pasi e donte shumë. Ajo u shoqërua nga sigurimi nga skena. Nuk e di nëse ka ndonjë gjë romantike mes tyre, por ajo është padyshim një fanse.

 

bob marley kate moss

Sondazh

Poll