Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda ditëlindjes së Sabrina Carpenter, aty ku torta me Leonardo DiCaprion mori të gjithë vëmendjen

Këngëtarja mbushi 25 vjeç dhe e festoi këtë ditë të veçantë me miqtë e saj të ngushtë.

14 Maj 2024, 12:07 Nga S.B
FOTOT/ Brenda ditëlindjes së Sabrina Carpenter, aty ku torta me
Sabrina

SHBA- Torta e ditëlindjes së këngëtares Sabrina Carpenter kishte një mesazh tejet humoristik. Këngëtarja mbushi 25 vjeç dhe e festoi këtë ditë të veçantë me miqtë e saj të ngushtë.

Ku këta të fundit madje i kanë përgatitur një tortë surprizë, e cila u bë shumë shpejt virale. Mbi tortë ishte një foto e aktorit Leonardo DiCaprio, ndërsa poshtë shkruhej: “Jo, mos u bëj 25, je shumë seksi”.

Shakaja ka të bëjë me preferencën e aktorit për femrat nën 25 vjeç. “Miti” për aktorin u ndërtua, pasi të gjitha lidhjet e tij ishin nën këtë moshë, ndërsa kur lidhja e tij më e vjetër, që ishte Camila Morone, mbushi 26 vjeç, ata u ndanë.

FOTOT/ Brenda ditëlindjes së Sabrina Carpenter, aty ku torta me
Leonardo

“Kur vajzat mbushin 25 vjeç, ato kërkojnë më shumë. Ato kërkojnë të martohen dhe të jetojnë me dikë. Dhe kjo definitivisht nuk është diçka që Leo dëshiron. Ai nuk dëshiron të krijojë familje dhe sigurisht, nuk dëshiron të jetë me femra që i bëjnë presion për diçka të tillë” ka thënë një mik i afërt i aktorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sabrina Carpenter (@sabrinacarpenter)

sabrina carpenter

Sondazh

Poll